Tre shkencëtarët, Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez, janë shpallur fitues të Çmimit Nobel 2020 në Fizikë për punën këkrimore në lidhje me vrimat e zeza.

Çmimi u nda në një konferencë në Stokholm, ku tre shkencëtarët u vlerësuar për kërkimet e tyre.

David Haviland, kryetar i komitetit të çmimit të fizikës, tha se çmimi i këtij viti jepet për zbulimin e e një prej “objekteve më ekzotike në Univers”.

Sipas akademisë Nobel, Penrose merr gjysmën e çmimit të këtij viti, dha gjysma tjetër do të ndahet mes  Genzel dhe Ghez.

Historia e vrimave të zeza shkon prapa në kohë deri në fund të Shekullit të 18-të. Pastaj, përmes relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit, ne kishim mjetet për t’i përshkruar këto objekte në të vërtetë“, tha Ulf Danielsson, një anëtar i Komitetit Nobel.

Por çfarë janë vrimat e zeza? Sipas studimeve vrimat e zeza janë rajone të hapësirës ku graviteti është aq i fortë sa as drita nuk mund të shpëtojë prej tyre./tvklan.al