Nobel1Nobeli në fizikë, këtë vit u shkon tre shkencëtarëve japonezë.

Isamu Akasaki, Hiroshi Amano e Shuji Nakamura janë shpikësit e llampave LED me ngjyrë blu në vitet ‘90, të cilat të kombinuara me ato të kuqe dhe të jeshile, përdoren sot gjerësisht, duke nisur nga ndriçuesit deri tek ekranet.

Dioda, që është pjesa kryesore përbërëse e llampave LED është një pajisje e vogël e përbërë nga elementë kimikë gjysmëpërçues, si silici, germanium ose indium.

Kur elektriciteti kalon në diodë, këto elementë ndriçojnë, duke sjellë variacione ngjyrash.

Ndryshe nga ato, llampat e zakonshme bazohen në një mekanizëm të thjeshtë të përbërë nga një fije e hollë metali, që ndiçon në temperaturë të lartë.

Kohëzgjatja dhe cilësia e ndriçimit të llampave LED është qindra herë më e madhe se ato të zakonshmet.

Për më tepër, ato konsumojnë disa herë më pak energji.

Llampat e para LED u prodhuan në vitet ’70 dhe ishin në gjendje të krijonin rrezatim me infra të kuqe.

Merita e nobelistëve japonezë është që me krijimin e diodave blu, ato kombinohen me llampat LED, të kuqe dhe të gjelbra ekzistuese.

Produkt i këtyre llampave LED janë ekranët e televizorëve dhe celularëve të teknologjisë së fundit, që ngjyrat i sjellin shumë pranë realitetit.

Ata do të ndajnë sëbashku vlerën monetare të këtij çmimi, akorduar nga juria suedeze në Universitetin Karolinska të Stokholmit prej 870 mijë eurosh.

Vitin e kaluar, Nobelin e morën dy fizikantë, një britanik dhe një belg, për zbulimin e të ashtuquajturave grimca të zotit.

Tv Klan