Tre shqiptarë në finalen e Kupës së Italisë – TV KLAN

Tre shqiptarë në finalen e Kupës së Italisë

Atalanta dhe Lazio diskutojnë trofeun e dytë të sezonit

Tre shqiptarë pritet të jënë në fushën e stadiumit “Olimpico” në finalen e Kupës së Italisë. Atalanta do të përballet me Lazion. Skuadra nga Bergamo në rrugëtimin e saj drejt finales, eliminoi Cagliarin, Juventusin dhe Fiorentinën, ndërsa Lazio ka nxjerrë jashtë kompeticionit Novarën, Interin dhe Milanin.

Atalanta e Berishës dhe Gjimshitit ka bërë një sezon fantastik në Itali duke siguruar një vend në Europa League por ka një mundësi për pjesëmarrjen edhe në Champions, për edicionin e ardhshëm.

Ndërsa Lazio e Strakoshës e ka komplikuar rrugën për në Europë dhe shikon pikërisht Kupën e Italisë, si një dritare për të marrë pjesë në garat kontinentale sezonin e ardhshëm dhe për të justifikuar një vit jo të mirë në Serie A. Sfida do të startojë në orën 20:45.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*