Tre të arrestuar në Greqi arritën të dilnin nga makina e policisë dhe të largoheshin. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Athinë. Sipas mediave greke, me makinë policie po transportoheshin një shqiptar, një algjerian dhe një grek. Në momentin që makina ndaloi në semafor në një kryqëzim, të arrestuarit dolën nga automjeti dhe u larguan.

Janë të paqarta rrethanat se si ata mundën të arratiseshin. Megjithatë, dy prej tyre u arrestuan sërish, ndërsa në kërkim mbetet vetëm shtetasi grek. Shtypi vendas raporton se të arrestuarit kishin dalë para prokurorit dhe më pas po dërgoheshin sërish në qelinë e paraburgimit kur u arratisën. Për këtë ngjarje ka nisur edhe një hetim i brendshëm.

/tvklan.al