Tre persona mbetën të plagosur paraditen kësaj të hëne në fshatin Pendavinj të Maliqit. Burime zyrtare të policisë thonë se ishte ora 11:05, kur një 20-vjeçar me iniciale I. J., shkoi në shtëpinë e tezes së tij dhe u konfliktua me bashkëshortin e saj. Nga ngjarja mbetën të plagosur të tre personat në fjalë. Rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje mbeten të paqarta.

“Në orën 11:05, në fshatin Pendavinj, shtetasi I. J., rreth 20 vjeç, ka shkuar në banesën e tezes së tij, shtetases D. L., rreth 60 vjeç dhe është përfshirë në një konflikt me bashkëshortin e saj A. L., 68 vjeç dhe 60 vjeçaren, si pasojë e të cilit dyshohet të kenë marrë dëmtime trupore të tre këta shtetas, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore”, thotë policia në një njoftim për mediat.

Për zbadhjen e plotë të kësaj ngjarjeje po punon një grup hetimor./tvklan.al