Tre të rinj dhunojnë barbarisht 30-vjeçarin

Tre të rinj dhunojnë barbarisht 30-vjeçarin

16:17 22/11/2019

Lirohen nga gjyqtari i Gjykatës së Beratit

Këto pamje tregojnë rrahjen barbare që tre të rinj i bëjnë një kamarieri në qytetin e Beratit. Kjo ngjarje ka ndodhur në 16 Nëntor në lagjen  “13 Shtatori”, por është bërë publike vetëm këto ditë.

Autorët ushtrojnë dhunë me grushta e shkelma, duke e plagosur rëndë të riun. Madje tentojnë të dhunojnë edhe një person i cili përpiqet t’i largojë nga 30-vjeçari i shtrirë në tokë.

Tre të rinjtë të moshës 17-18 dhe 23 vjeç u identifikuan dhe u kapën nga policia me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje në bashkëpunim, ndërsa prokuroria kërkoi “arrest me burg”. Por ajo që e bën më skandaloze këtë ngjarje, është lirimi i autorëve nga Gjykata e Beratit.

Këta të rinj janë të lirë dhe mund të ushtrojnë dhunë për këdo që u del përpara. Duke përbërë rrezik edhe për shoqërinë.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi