Tre të rinj nga Lushnja kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor të ndodhur pak minuta pas mesnate, në rrugën Kavajë – Rrogozhinë, në afërsi të Gosës.

Viktimat janë Virion Kamberaj, 27 – vjeç nga Patosi, motra e tij, Matilda Kule 32 – vjeç dhe miku i tyre Kejdi Xhepexhiu, 22 – vjeç, nga Hysgjokaj i Lushnjës.  Ata u identifikuan nga pasaportat që kishin me vete.

IMG-20160325-WA0013

Tre të rinjtë ishin nisur drejt Aeroportit të Rinasit për të përcjellë Matilda Kulen, e cila do të udhëtonte drejt Italisë, ku gjendej familja e saj.

Sipas detajeve të dhëna nga policia, dinamika e mundshme e ngjarjes mendohet të jetë kjo:

Aksidenti ka ndodhur natën në kushtet e errësirës, rreth orës 24 :01; drejtimi i lëvizjes së autoveturës Wolkswagen Golf me targë AA 958 HY  fillimisht ka qenë sipas drejtimit Lushnje – Kavajë në afërsi të degëzimit – Gosë.

aksidenti 2

Për arsye ende të panjohura mjeti ka ecur me marsh “indietro” si duket për t’u parkuar në pikën e karburantit “Marsoka”, i cili ndodhet në krahun e djathtë të rrugës ku ka ndodhur ngjarja.

Referuar kushteve të errësirës, mungesës së parmakëve mbrojtes të urës mbi kanalin në krahun e majtë të rrugës, mjeti ka dale nga rruga, pas fërkimit në pjesën e poshtme të saj, ku sipas ekpertizës, janë “të fresketa” dëmtimet e evidentuara.

IMG-20160325-WA0011 (2)

Më tej referuar shpejtësisë së vogël të qarkullimit “mbapsht”, makina është përmbysur duke rënë në kanalin e mbushur me ujë.

Nga rënia me pjesën e pasme, është thyer xhami i pasëm i autoveturës, e cila ka rënë në pozicionin përmbys me rrotat lart.

IMG-20160325-WA0012

Si rezultat i ujit dhe xhamave të mbyllur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët nuk kanë mundur të dalin nga autovetura, duke gjetur vdekjen.

 

Policia sqaron dinamikën paraprake të aksidentit:

Detaje për dinamikën paraprake të aksidentit në Gosë Kavajë.

Referuar të dhënave të para dhe provave paraprake të administruara nga shërbimet e policisë në vendngjarje rezulton kjo dinamikë e ndodhjes së aksidentit të datës 25. 03. 2016 ku humbën jetën tre shtetas në autoveturën e markës Ëolksëagen Golf me targë AA 958 HY.

Aksidenti ka ndodhur natën në kushtet e errësirës, rreth orës 24: 01, drejtimi i lëvizjes së autoveturës së mësipërme fillimisht ka qenë sipas drejtimit Lushnje – Kavajë në afërsi të degëzimit Gose.

Shtetasit udhëtonin nga Fieri në drejtim të Aeroportit të Rinasit rreth orës 01:00 të mëngjesit.

Për arsye ende të panjohura mjeti ka ecur me marsh “indietro” si duket për t’u parkuar në pikën e karburantit “Marsoka”, i cili ndodhet në krahun e djathtë të rrugës ku ka ndodhur ngjarja.

Referuar kushteve të errësirës, mungesës së parmakëve mbrojtës të ures mbi kanalin ne krahun e majte te rruges, mjeti ka dale nga rruga, pas ferkimit ne pjesen e poshtme te saj ku janë “të freskëta” dëmtimet e evidentuara.

Më tej referuar shpejtësisë së vogël të qarkullimit “mbapsht”, është përmbysur duke rënë në kanalin e mbushur me ujë.

Nga rënia me pjesën e pasme është thyer xhami i pasëm i autoveturës e cila ka rënë në pozicionin “përmbysur” me rrotat “lart”.

Si rezultat i ujit dhe xhamave të mbyllur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët nuk kanë mundur të dalin nga autovetura, duke gjetur vdekjen.

Referuar kqyrjes së kujdesshme të dëmtimeve sipërfaqësore dhe në pjesën e poshtme të mjetit mundësia më e madhe është dinamika e shpjeguar më lart, ndërkohë që organi i Prokurorisë dhe ekspertiza më e plotë do të sqarojë rrethanat e sakta të ndodhjes së këtij aksidenti të rëndë me pasojë humbjen e jetës së tre shtetasve.

Tv Klan