Policia e Vlorës ka arrestuar autorët e dy vjedhjeve në këtë qytet. Në pranga kanë rënë tre të rinj, një prej tyre 20 vjeç dhe dy të tjerët të mitur. Ata akuzohen se nën kërcënimin e një arme lodër kanë grabitur dy qytetarë dhe një pikë karburanti.
Tre të rinjtë me një pistoletë lodër si silenciator në mesnatë i kanë grabitur një shumë parash dhe një aparat celular, dy kalimtarëve. Më pas me po të njëjtën armë lodër ata kanë grabitur xhiron ditore në një karburant. Arrestimi i tyre është bërë në lagjen “10 Korriku”.
Sekuestrohen arma imituese pistoletë me silenciator, shuma e parave dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë) dhe automjeti që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Klan News