Dy persona janë arrestuar nga policia pasi qëlluan me armë zjarri në ajër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.15 të qytetit të Durrësit. Sipas policisë, i mituri me iniciale A.K. 17 vjeç, L.B. 21 vjeç dhe K.P. 19 vjeç qëlluan me kallashnikov në ajër.

Kanë qenë qytetarët ata të cilët informuan policinë për të shtëna me armë zjarri në zonën e Porto Romanos. 17-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, kurse dy të tjerë u arrestuan. Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje, ndërsa uniformat blu sekuestruan automatikun. /

tvklan.al