Forca “Shigjetat” kanë sekuestruar në Tiranë lëndë narkotike kanabis, 1 automjet dhe 3 telefona celular. Policia e Tiranës në një njoftim për mediat njofton se 3 persona E. D., 20 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe R. H., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë janë vënë në pranga.

Mësohet se këta qytetarë janë mbajtur nën vëzhgim dhe dhe mbi bazën e dyshimit se në çantën që mbante E. D., i shoqëruar nga shtetasi E. Ç., kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje për të ndaluar, por këta nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe kanë tentuar të largohen me një mjet tip “Volksëagen” me drejtues R. H., por janë kapur dhe ndaluar nga forca e posaçme “Shigjetat”.

Gjatë kontrollit fizik të tyre dhe kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 88 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa./tvklan.al