Tre të vdekur dhe 53 raste të reja nga koronavirusi në Kosovë


Tre të vdekur dhe 53 raste të reja nga koronavirusi në Kosovë

21:00 03/10/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të shtunën se janë konfirmuar edhe 53 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rezultatet janë në bazë të 544 mostrave të testuara.

Sipas të dhënave, nga sëmundja kanë vdekur edhe tre pacientë duke e ngritur numrin e të vdekurve në Kosovë në 630.

Në raportin ditor të IKSHPK-së njoftohet se janë konfirmuar si të shëruar edhe 56 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1.341.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.787 raste./REL







Të ngjashme