Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit.

Janë kryer 2075 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 808 qytetarë, në këto bashki: 267 në Tiranë, 78 në Fier, 57 në Durrës, 32 në Lushnje, 27 në Elbasan, 25 në Sarandê, 23 në Vlorë, 20 në Gjirokastër, nga 18 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Devoll, Berat, nga 16 qytetarë në Shkodër, Kavajë, nga 13 qytetarë në Divjakë, Korçë, 11 në Mallakastër, 10 në Vorë, nga 9 qytetarë në Patos, Himarë, Libohovë, Skrapar, Peqin, nga 7 qytetarë në Pogradec, Dimal, Kuçovë, 6 në Roskovec, 5 në Gramsh, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Shijak, Krujë, Dibër, Librazhd, nga 3 qytetarë në Has, Mirditë, Kurbin, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Mat, Selenicë, Delvinë, Maliq, Poliçan, Cerrik,  nga 1 qytetar në Tropojë, Klos, Finiq.

Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetar nga Durrësi të moshave 78-88 vjeç, një qytetar nga Fieri 80 vjeç.

Në të gjithë vendin janë 7,638 qytetarë aktivë me Covid19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë.

Janë shëruar 763 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 304,950 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al