Vala e motit të keq që përfshiu veriun e Italisë, orët e fundit i ka marrë jetën 3 personave dhe ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Babë e bir 65 dhe 34 vjeç humbën jetën në Viçenca pasi automjeti, me të cilin ata udhëtonin ra mbrëmë në këtë  gropë të krijuar në rrugë anës lumit të rrëmbyer, të krijuar nga rrëshqitja e dherave. Trupat e tyre u gjetën paraditen e kësaj të premteje nga ekipet e emergjencës, pas përmirësimit të motit.

Një 92-vjeçar humbi jetën pranë Torinos pasi nuk arriti t’u shpëtojë ujërave të rrëmbyer të lumenjve që i përmbytën shtëpinë. Kjo urë në rajonin e Piemontes është mes dëmeve të shumta në infrastrukturë që shkaktuan rëshqitjet e tokës, si pasojë e reshjeve të dendura.

Autoritetet evakuuan dhjetëra familje në zonat e përmbytura. Reshjet e dendura janë pjesë e fenomeneve ekstreme, që shoqërojnë ngrohjen globale.

6400 abonentë janë pa energji elektrike në këtë rajon. Jo vetëm Piemonte, por edhe rajoni i Venetos ku u shpall gjendja e emergjencës janë dy rajonet e goditura më rëndë nga moti i keq.

Tv Klan