Plot tre vjet bëhen sot që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve. Dokumenti është nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Megjithatë, zbatimi i marrëveshjes në praktikë ka ngecur në shumë pika. Një nga më kryesoret është ajo për krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Sidoqoftë, marrëveshja për normalizim marrëdhëniesh ia ka hapur dyert Kosovës për Marrëveshjen për Stabilizim Asocim me Bashkimin Evropian, ndërsa Serbisë i ka ofruar negocaiatat për anëtarësim në këtë bllok. /

tvklan.al