Askush nuk e respekton distancën

E shtuna ka nisur e zhurmshme në kryeqytet. Për të tretën fundjavë me radhë, qytetarët janë dyndur nëpër dyqane, për shkak të mbylljes së tyre ditën e diel. Kryeqytetasit kanë nxituar të bëjnë blerjet e fundit në supermarket, farmaci apo furra buke, përpara se të hyjnë në vetëizolim deri ditën e hënë.

Distanca respektohet pasi administratorët e këtyre bizneseve nuk lejojnë të hyjnë shumë njerëz, por krejt e kundërta ndodh në tregje dhe dyqane të vogla.

Në këto tregje është si në xhungël. Nuk ka asnjë rregull e nuk tregohet asnjë kujdes për të mos qenë ngjitur me të tjerët. Jo vetëm blerësit, por edhe vetë tregtarët janë të pakujdesshëm. Disa nga shitësit nuk mbajnë maskë e as doreza.

Edhe qarkullimi i mjeteve këtë të shtunë ka qenë i shtuar në rrugët e kryeqytetit, derisa përfundoi afati i lëvizjes. Tanimë rrugët janë thuajse bosh dhe Tirana i është kthyer qetësisë, e cila do të zgjasë deri ditën e hënë.

Tv Klan