Trego fytyrën për të parë porno

Posta

Trego fytyrën për të parë porno

21:03 30/10/2019

Qeveria australiane ka propozuar sistemin e njohjes së fytyrës për të verifikuar nëse përdoruesit kanë mbushur moshën e lejuar për të vizituar faqet pornografike.

Ligjet aktuale nuk i ndalojnë të miturit nga shikimi i pornografisë, por qeveria po konsideron propozimin për ta bërë të detyrueshëm konfirmimin e moshës përpara hapjes së një materiali.

Fytyra e përdoruesit të një kompjuteri do të jetë e lidhur me sistemin e fotove në dokumentat e identifikimit për të bërë krahasimin dhe më pas aprovuar vizitën në një faqe. Kjo nuk do të thotë se sa herë ju vizitoni një faqe pornografike do t’ju kërkohet skanimi i fytyrës, por ato do të ruhen në kompjuterin tuaj si të dhëna personale.

Akoma është në diskutime pjesa e përdorimit të të dhënave personale, pasi shumë qytete në Amerikë si në rastin e San Francisco që u bë qyteti i parë i cili ndaloi përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës në kamerat e vëzhgimit nga departamenti i policisë. Ndërsa në Londër, një gjykatë vendosi se përdorimi i të dhënave personale nuk është kërcënim për privatësinë dhe të drejtat e njeriut. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT