Xhentilesë për vetëm 12 minuta në ditë. Është ilaçi për të përmirësuar edhe humorin më të keq në ditë të veçanta. Konkluzioni interesant mbërrin nga një studim amerikan i publikuar në revistën shkencore Journal Of Happiness Studies. Pas një sërë eksperimentesh mbi qindra vullnetarë, kërkuesit kanë vërejtur se ata që nisen me mendime pozitive dhe dashamirësie kundrejt tjetrit edhe kur nuk e njohin, janë më të qetë, të kënaqur, empatikë dhe kanë nivel më të ulët të ankthit.

Ndërsa kur personi ka një mentalitet kompetitiv apo konkurrues, kjo shoqërohet me një nivel më të lartë stresi, ankthi dhe gjendjeje të pastabilizuar. Gjithashtu në studim ka dalë në pah një tjetër fakt, që personaliteti nuk është vendimtar në sjelljen me xhentilesë edhe në rastet kur dikush është narcizist. Pra të nisesh me mendimin e mirë kundrejt tjetrit, është pozitive për të dy pjesëtarët e marrëdhënies, pasi ndikon në reduktimin e ankthit, përmirëson shumë humorin dhe empatinë.

Pra krahasimi, zilia, xhelozia apo vënia në konkurrencë, qoftë edhe në rrjetet sociale, nxit ndjesi negative. Ndërsa vetëvlerësimi, dashamirësia për tjetrin,na përmirëson në mënyrë konstante ne, të tjerët, humorin dhe marrëdhëniet tona.

Klan Plus