Tregtarët e mishit dhe dilemat e konsumatorëve për tregtim të mishit të huaj (7 Nëntor 1999)


Tregtarët e mishit dhe dilemat e konsumatorëve për tregtim të mishit të huaj (7 Nëntor 1999)

10:53 07/11/1999

Njerëzit tremben kur blejnë mish. Për të qetësuar konsumatorët të cilët për ushqimet që blejnë marrin informacion edhe nga televizioni, na duhet të ecim sërish mbi produktet e ndaluara blegtorale të ardhura nga Turqia. Madje edhe për ushqimet e skaduara të cilat jo shpesh dallohen nga shija e tyre ekrani ka bërë sensibilizimin e popullsisë dhe më pas frenimin për përdorimin e tyre.

Urdhëresa e nxjerrë nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit për bllokimin, importimin dhe tranzitimin e produkteve blegtorale nga Turqia për shkak të sëmundjes episodike për në Shqipëri ka ngjallur tek shumë konsumatorë frikën e të ushqyerit me to. Megjithëse të mësur tashmë me produktet e tjera helmuese dhe të sëmura, ata kanë krijuar besim tek një shitës i vetëm dhe konsumojnë vetëm mish vendi.

Ata, nga intervistat që morëm, thanë se tashmë kanë krijuar besim tek një shitës i vetëm dhe konsumojnë veç mish vendi. Por tregtarët e intervistuar e mohojnë kategorikisht tërheqjen e produkteve blegtorale nga Turqia pasi ato furnizohen në vend. Për këtë na sqaron veterinerja e merkatos më të madhe të shitjeve të këtyre produkteve.

Veterinerja: Se mishi këtu vjen i vulosur nëpër thertore të veçanta që nga veterineri i Bashkisë dhe këtu bëhet rikontrolli nga veterinerët e ndërmarrjes së tregut të lirë.

Nga specialistët e Ministrisë së Bujqësisë mësojme se Shqipëria ka kohë që nuk importon produkte blegtorale turke dhe në mundësi hyrje nga vendi fqinj ato dallohen nga ngurtësia e tyre./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti




Të ngjashme