Pasiguria nga pandemia. Për disa produkte u rritën me 40% shitjet në pranverë

E ndërsa ende nuk ka një analizë të thelluar për çdo sektor lidhur me pasojat e pandemisë, Shoqata Bashkimi Tregtar i Shqipërisë sjell perfromancën e subjekteve tregtare përgjatë periudhës mars prill 2020 ku masat kufizuese ishin më të forta.

Sa i përket nivelit të xhiros sipas përgjigjeve të dhëna, operatorët e rrjetit tregtar thonë se u përballën me një kërkesë të shtuar të konsumatorëve për një kategori produktesh e cila çoi në rritjen e nivelit të xhiros për periudhën Mars 202  me rreth 40% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Nga ana tjetër bizneset aktiviteti i të cilave u ndalua apo kufizua, u përballën me rënie drastike të xhiros krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku 35.7 % deklaruan rënie mesatare prej 30%  si përshëmbull pijet alkoolike ranë shënuan rënie deri në  80%. Problematikat kryesore që kanë hasur lidhem me rritjen e kostove shtesë që prodhoi mënyra e re e jetesës me pandeminë dhe paqartësia e masave që u vendosën.

Pandemia çoi edhe në ulje të pagave. Në  subjekte të cilat kanë qenë me aktivitet të kufizuar është vërejtur një ulje e pagave rreth 10% per punonjesit dhe 20% per pozicionet drejtuese.

Sa i përket të ardhmes, 65 përqind e subjekteve thonë se kanë ndërprerë përkohësisht investimet dhe projektet e reja dhe në një situatë ku rimëkëmbja po ndodh me hapa të ngadalë metodat alternative për të përballuar shpenzimet janë duke përdorur kursimet apo duke marrë kredi.

Operatorët tregtarë thonë se do t’i nevojitet minimalisht një periudhë mesatare 4 mujore pas datës 23 qershor, që të arrijnë nivelin e shitjeve (xhiros) të njëjtë me periudhën e vitit të mëparshëm kjo gjithmonë nëse nuk do të ketë më masa kufizuese.

Klan Plus