Shkon tek varret e stërgjyshërve, gjen të varrosur dy persona të tjerë

Mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” gazetarja Elena Lika solli historinë e zonjës Gajda Toptani Mema, e cila në muajin dhjetor shkoi të vizitonte varret e stërgjyshërve të saj në varrezat e Tufinës. Ajo dëshironte të rikonstruktonte varret e paraardhësve të saj, Qamile dhe Adem Toptani, por për shkak të pandemisë dhe mbylljes së aktiviteve në vend asokohe ajo nuk arriti dot t’i rikonstuktonte siç kishte dëshirë.

Blendi Fevziu: Historia e sotme është një histori e dhimbshme por edhe një histori tipike nga ato të abuzimit, nëse do të ishte e tillë. E trishtë dhe e frikshme. Bëhet fjalë për një qytetare të Tiranës, Gajda Toptani Mema, e cila në Dhjetor të vitit të kaluar shkoi të shihte varret e stërgjyshërve të saj, në varrezën e Tufinës. Ajo donte që t’ju rirregullonte varret paraardhësve, të vdekur në fillim të Shekullit XX, të varrosur në varrezën e Bamit dhe më pas të transferuar në varrezën e Tufinës në vitet 70. Pandemia e pengoi që të vazhdonte operacionin, sepse i kishte porositur ndërsa kur shkoi në fund të muajit Maj, nuk i gjeti më varret. Pra varret nuk ishin më aty. Guri i varrit i stërgjyshes së saj u gjet i hedhur midis disa varreve. Ndërsa guri i varrit të stërgjyshit nuk u gjet më fare. Në vendet e varreve të tyre ishin varrosur dy persona të tjerë, të vdekur në vitin 2020. Është një histori që edhe prokuroria duhet ta hetojë. Është një mafie skandaloze që shet varret, duke zhvarrosur eshtrat personave që kanë…dy personat që zonja shkon kanë qenë ndër njerëzit me ndikim në qytetin e Tiranës, njëri prej tyre është ndërtuesi i asaj shtëpie që quhet “Sarajet”, që më pas iu shit pronarëve të tjerë, djali i tij është një nga firmëtarët e aktit të pavarësisë, një nga njerëzit që ndikoi që Tirana të bëhet kryeqytet dhe këta njerëz që kanë pasur kaq ndikim në këtë qytet nuk kanë sot as 2 metra varr, i kanë hedhur eshtrat nuk di se ku. /tvklan.al