Tregtia e Shqipërisë me jashtë në rënie

Posta

Tregtia e Shqipërisë me jashtë në rënie

17:33 17/10/2019

Deficiti tregtar më i lartë se eksportet

Eksportet për 9 muajt e parë të vitit vazhdojnë të thellojnë rënien. Ekonomia vendase ka eksportuar 63 milionë dollarë më pak mallra për periudhën Janar – Shtator se një vit më parë, ndërsa importet kanë vijuar rritjen.

Sipas Institutit të Statistikave shitja e mallrave jashtë kufijve të vendit rezulton me 2.8 % rënie në terma vjetorë.

Por importet e mallrave dhe shërbimeve përgjatë gjithë vitit janë forcuar, çka ka thelluar më tej deficitin tregtar të vendit.

Shqipëria vazhdon të ketë më të lartë deficitin tregtar se sa mallrat që eksporton.

Sipas INSTAT, grupi që ka dhënë peshën më të madhe në uljen e eksporteve në Shtator është ai i materialeve në të ndërtimit dhe metaleve, i ndjekur nga eksportet e tekstileve të cilat kanë prekur kryesisht industrinë fasone.

Po ashtu edhe rënia e prodhimit të energjisë ka dhënë efekt negativ në bilancin tregtar të vendit.

Rritja ekonomike e Shqipërisë është ngadalësuar në pjesën e parë të vitit, ndërsa rënia e eksporteve jep sinjale negative edhe për dy tremujorët e mbetur të vitit.

Vendi ynë ka si partner kryesorë tregtarë Italinë dhe shtetet e Eurozonës, ekonomia e të cilave projektohet që përgjatë këtij viti të jetë më e ulët.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi