Një kioskë krejtësisht jashtë kushteve higjeno-sanitare ka shërbyer për të therur dhe më pas tregtuar mish tek  qytetarët.

Vendi i improvizuar si thertore ndodhet në qytetin e Laçit, në Sanxhak. Denoncimi për subjektin që ushtronte aktivitet jashtë çdo standarti të sigurisë ushqimore, është bërë nga vetë qytetarët. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se është kryer inspektim për subjektin që duket se prej kohësh i ka shpëtuar syrit të inspektorëve.

Menjëherë nga AKU është marrë masa e bllokimit të aktivitetit dhe është vendosur gjoba në vlerën 100.000 lekë. Gjithashtu janë konfiskuar mishi dhe mjetet e punës të gjetura në këtë aktivitet.

Subjekti nuk ishte i regjistruar as në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.

Rasti dëshmon se në vend vazhdon të therret dhe tregtohet mish jashtë standarteve edhe pse qeveria prej 5 muajsh ka nisur aksionin në të gjithë vendin për mbylljen e thertoreve që operojnë jashtë çdo standarti të sigurisë ushqimore.

Klan Plus