Tregu i kozmetikës njeh vetëm rritje, ku çdo vit shënohet rreth +8%. Sipas agjencisë “Euromonitor Internatina”, parashikimet për vitin 2025 flasin për një faturim mbi 613 mld euro në nivel botëror.
Në krye të renditjes janë SHBA-të, ku sektori i bukurisë shënon 120 mld euro në vit, ndjekur nga Kina në vend të dytë që ka një rritje me 5% në krahasim me vitin e kaluar.
Pavarësisht vështirësive për akses në brandet ndërkombëtare, vendi shënon një rritje të dukshme të produkteve lokale, por është gjithashtu edhe një burim i jashtëzakonshëm i modaliteteve të instrumenteve të shitjes tek konsumatori, që influencojnë evolucionin e industrisë në nivel global.
Ndërkohë që rritja me e madhe vjetore në botë vërehet në rajonet e Lindjes së Mesme dhe Amerikës Latine, por pa lënë pas edhe Afrikën gjatë viteve të fundit.
Industria e kozmetikes vijon të njohë prosperitet mbi të gjitha edhe falë inovacionit dhe veçanërisht zhvillimit të produkteve biologjike dhe natyrale.
Klan News