Treguesi se vdekja po afron

Posta

Treguesi se vdekja po afron

13:50 12/10/2019

Shpejtësia në ecje mund të parashikojë rrezikun që ka një person për t’u prekur nga sëmundjet vdekjeprurëse, përfshirë dementian, dekada më herët sesa të shfaqen simptomat.

Të dhënat vijnë nga një studim i ri, falë të cilit u zbulua se truri dhe turpi i atyre që ecin ngadalë, në kohën kur kanë arritur moshën 45-vjeçare ishte plakur shumë më shumë sesa ata që ecnin shpejt. Situata paraqitej e keqe edhe sa i përket shëndetit të mushkërive të tyre, dhëmbëve dhe sistemit imuntar.

Shkencëtarët thonë se janë në gjendje të dallojnë personat e ngadaltë, që në moshën 3 vjeçare, duke përdorur një test shpejtësie mendor.

Të dhënat, sipas asaj që shkruan DailyMail, mund të çojnë në zhvillimin e programeve që do të mund të kapnin që në vogëli sëmundje si Alzheimer apo sëmundje të tjera të rrezikshme për njeriun.

Dr Line Rasmussen, një neuroshkencëtar në Universitetin Duke tha se shenjat e një shëndeti të lig mund të dallohen në moshat e mesme me një test të thjeshtë ecjeje.

Ekspertët i frikësohen faktit se testet e ilaçeve të dementias vazhdojnë të dështojnë për shkak se jepen shumë vonë në kohë, nga momenti që sëmundja ka prekur pacientin.

Në studimin e tyre, grupi i shkencëtarëve nga Britania e SHBA zbuluan se personat që ecnin ngadalë shfaqnin plakje të përshpejtuar.

“Mjekët e dinë që pacientët në të 70-at, 80-at kanë tendencën për të vdekur më shpejt sesa bashkëmoshatarët të cilët ecin më shpejt. Por ky studim mbuloi një periudhë kohore nga parashkollori deri në moshë të mesme dhe zbuloi se ecja e ngadaltë është shenjë i problemeve dekada përpara se plaket“, tha Profesori Terrie Moffitt nga King’s College në Londër, i cili ishte gjithashtu pjesë e studimit.

Puna shkencore u bazua në të dhënat afatgjata të një studimi pjesë e së cilit ishin 904 persona, të lindur gjatë një viti të vetëm në Dunedin të Zelandës së Re.

Puna shkencore u bazua në të dhënat afatgjata të një studimi pjesë e së cilit ishin 904 persona, të lindur gjatë një viti të vetëm në Dunedin të Zelandës së Re.

Ata u testuan, iu bënë kuice dhe u matën gjatë gjithë jetës së tyre, hera e fundit kishte qenë në Prill, kur ishin 45 vjeç.

Në studimin e publikuar në JAMA Network Open përfshihej edhe rezonanca manjetike, MRI. Në të mund të dallohej se truri i këtyre personave ishte më i plakur./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi