Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Njerëzit kanë filluar të rikthehen buzë shinave të hekurta atje ku në çdo orë të ditës nis udhetimi me tren. Po si paraqitet gjendja e trenave me të cilët udhëtojnë qindra njerëz, tashmë kur edhe vetë kryeministri Majko ka prefeuar të udhëtoj me tren. Udhetarët ankohen për goditjet e shpeshta që pësojnë xhamat e trenave gjatë udhëtimit duke u shkaktuar në mjaft raste plagë të rënda.  

Pasagjerja:- Rrallë nuk mund të themi, gjuajnë goxha shpesh.

Gazetari:– Dhe venë në rrezik jetën tuaj?

Pasagjerja:- Normalisht, po sigurisht.

Pasagjeri:- Zakonisht kur kalojmë me tren rrugës në ndonjë fshat qëllojnë me gurë, me gjëra të ndryshme.

Faturinot ndonëse pranojnë faktin e dëmtimit të trenave, ato ankohen për rroga te ulëta, mungesën e kushteve të punës, të ndriçimit të vagonave natën, ku në vend të dritave shpesh u duhet të përdorin qirinj për të parë në fytyrë udhetarët.

Faturinoja:- Zakonisht me gurë fëmijët gjatë rrugës që kalon treni, me asgjë tjetër.

Gazetari:- Po forcat e rendit s’ju kanë ardhur në ndihmë?

Faturinoja:- Po na kanë ndihmuar, në Lushnje kanë dalë disa here, aty ku kemi pasur me problem dhe kohët e fundit është eleminuar kjo.

Ndonëse trenat i lënë vendin njëri-tjetrit në çdo stacion udhëtarët ruajn veten ndaj të papriturave që mund ti dalin gjatë rrugës./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame