Të paktën 7 persona humbën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e përplasjes së dy trenave në Turqi. Aksidenti i rëndë ndodhi në një stacion hekurudhor në provincën e Ankarasë.

Treni i shpejtësisë së lartë po udhëtonte drejt provincës së Konia-s, kur u përplas me trenin tjetër dhe më pas me një mbikalim.

Ekipet e shpëtimit vijojnë ende kërkimet për të mbijetuar poshtë rrënojave, në kushte të vështira atmosferike. Ky është aksidenti i dytë hekurudhor brenda pak muajve në Turqi.

Në muajin Korrik një tren doli nga shinat duke shkaktuar 24 viktima.

Tv Klan