Rriten me 25% infektimet në nivel global

Ndonëse ende me shifra shumë të larta, kurba e Covid në mbarë botën javën e fundit ka nisur të thyhet. Nga mbi 60 për qind që ishte rritja në javën pararendëse, në 7 ditët e fundit kjo shifër ka rënë në 25 përqind në nivel global.

Uljen më të ndjeshme e ka shënuar Europa, e cila ka regjistruar një rritje me vetëm 12 përqind në raport me një javë më parë.

Nga shtetet kryesore europiane, Gjermania ka shënuar një rritje me 46 përqind, Franca me 28 për qind dhe Italia me 21 përqind.

Ndërkohë që për herë të parë pas shumë javësh trendi i infektimeve në Britaninë e Madhe ka qenë në vlera negative. Sipas të dhënave zyrtare, Britania ka shënuar një rënie të rasteve me 33 përqind, krahasuar kjo me javën pararendëse.

Në Europë rënien më të madhe të rasteve e ka Greqia me 35 për qind më pak se një javë më parë.

Rënie të nivelit të infektimeve kanë regjistruar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë patur një rritje me vetëm 9 për qind, krahasuar me javën e parë të janarit.

Në 7 ditët që lamë pas në mbarë botën u regjistruan afro 16 milionë infektime dhe 49 mijë viktima.

Tv Klan