Virusi mbërthen Lindjen e Evropës

22 milionë persona u infektuan ndërsa 53 mijë humbën jetën nga koronavirusi në javën e fundit në mbarë globin.

Sipas të dhënave zyrtare Worldometers infektimet me Covid në rang global gjatë kësaj jave patën një rritje me 8 për qind krahasuar kjo me javën pararendëse, ndërsa fatalitet u rritën me 7 për qind.

Sa I përket infektimeve situata më e vështirë paraqitet në Europë, ku rritja është sa dyfishi i mesatares botërore, teksa janë shënuar rreth 8 milionë raste të reja.

Pozitiv është fakti në Europë se trendi i fataliteteve është në vlera negative, pasi numri i viktimave ka rënë me 4 për qind krahasuar me 7 ditë më parë.

Rritjen më të madhe e kanë shënuar vendet e lindjes së Europës si Rusia, Ukraina, Çekia apo edhe Bjellorusia. Rritje me afro 56% ka shënuar edhe Gjermania.

Ndërsa disa shtete si Britania, Spanja dhe Italia kanë shënuar rënie të infektimeve në raport me javën e mëparshme.

Rritjen më të madhe të infektimeve, por edhe fataliteteve aktualisht e mbajnë vendet e Amerikës jugore dhe Azia, të cilat kanë një trend rritës me mbi 30%.

Tv Klan