Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në periferi të Milanos, në Itali. Një tren që po shkonte nga Kremona për në Milano ka dalë nga shinat në Seggiano di Pioltello.

Treni përbëhej nga gjashtë vagonë dhe disa prej tyre janë përfshirë në aksident. Sipas

 Corriere Della Sera

 2 persona kanë mbetur të vdekur, 50 të plagosur dhe shumë të tjerë kanë mbetur të bllokuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur disa ambulanca dhe shërbime të ndihmës së shpejtë. Disa prej të plagosurve, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë janë transportuar në spitalet pranë zonës./tvklan.al