Treni i pasagjerëve i linjës Elbasan-Kashar, ka përplasur një automjet tip “Opel” që po kalonte mbi shina. Ngjarja ka ndodhur pranë metalurgjikut të Elbasanit dhe për pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, një 32-vjeçar.

Makinisti i trenit dhe ndihmësi i tij janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Tv Klan ka trajtuar në mënyrë të vazhdueshme problemin e kalimeve të paligjshme të automjeteve mbi shinat e trenit, por edhe mungesën e sigurisë aty, ku këto kalime janë të përcaktuara.

Tv Klan