Ky automjet në të cilin po udhëtonin gjashtë persona, ka tentuar të kalojë shinat e hekurudhës, por është përplasur nga treni i linjës Elbasan-Durrës.

 

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Përroi i Agait”, në afërsi të Golemit. Makina me targa angleze, u godit në pjesën  fundore nga treni, i cili e ka marrë zvarrë për disa metra. Drejtuesi, një 40-vjeçar udhëtonte me bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tyre. Të gjashtë janë dërguar me lëndime në spital, e janë jashtë rrezikut për jetën.

Fatkeqësisht aksidente të tilla vijojnë të përsëriten, ku në mënyrë të papërgjegjshme drejtues mjetesh, por edhe këmbësorë, tentojnë të kalojnë, në shinat e hekurudhës në kryqëzime të ligjshme dhe të paligjshme.

Të plagosurit: 

Drejtuesi i mjetit B.C. 40 vjeç

Bashkeshortja L.C. 38 vjeç

Djali L.C. 8 vjeç

Vajza E.C. 4 vjeç

Djali O. C. 2 vjeç

Djali tjeter D.C. 6 vjeç

Tv Klan