Treni i linjës “Tiranë – Durrës” është përplasur me një makinë me të cilën udhëtonin dy persona. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18;20 pranë “Urës së Gërdecit”. Policia thotë se në automjetin me targa AA 181 PJ udhëtonin drejtuesi me iniciale F.S. dhe djali i tij i mitur, A.S 11 vjeç.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur lehtë si pasojë e përplasjes. Fëmija është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar edhe uniformat blu për të mbledhur prova që do të shërbejnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Një ditë më parë ndodhi një tjetër aksident i ngjashëm. Në Durrës, treni përplasi një fuoristradë tip Volvo, me të cilën udhëtonte një familje prej 6 personash, prindërit dhe 4 fëmijët. Fatmirësisht, ata pësuan lëndime të lehta.

/tvklan.al