Një automjet është përplasur nga treni në fshatin Pllanë të Lezhës. Drejtuesi i fuoristradës nuk e pa trenin që po afrohej dhe kaloi mbi hekurudhë.

Fatmirësisht, familja që po udhëtonte në automjet shpëtoi për mrekulli. Asnjë prej pasagjerëve nuk pësoi lëndime. Në vendngjarje shkuan forcat policore, të cilat ndërtuan dinamikën e aksidentit.

/tvklan.al