Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Durrës. Një 16-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga treni. Ngjarja ndodhi në hyrje të stacionit të trenit.

Sipas dëshmitarëve, i riu Samuel Kokomani, ka qenë me kufje dhe nuk e ka dëgjuar trenin që po vinte. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën disa orë më pas.

Tv Klan