Treni i linjës hekurudhore Pejë-Prishtinë ka goditur një makinë në fshatin Jagod të komunës së Klinës, duke shkaktuar vdekjen e 1 personi dhe plagosjen e 3 të tjerëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 12:30, ku treni mori përpara automjetin që po kalonte mbi shina brenda të cilit ndodheshin 4 persona, duke e shtyrë 50 metra.

Viktima mësohet se është i moshës 68-vjeçare. Sipas Policisë së Pejes, 2 të lënduarit janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Pejës, ndërsa personi i 3-të në atë të Prishtinës pasi ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Tv Klan