Tri dekada që gdhend drurin në qytetin e gurtë
Viktor Nurçe: Rritja e numrit të turistëve ka rritur kërkesën për punimet me dru
Prej 33 vitesh bën punime me dru. Nuk e ka të trashëguar por ishte dëshira që e shtyu Viktor Nurçen nga Gjirokastra që të mësonte këtë zanat. Ai që lindi si pasion u kthye në profesion.
“E kam mësuar këtë zanat në ish-ndërmarrjen artistike që është krijuar atë periudhë në Gjirokastër dhe aty ishin sakrificat e para, normalisht me ndihmën e mjeshtrav arrita që most a braktis këtë punë dhe e vazhdoj sot e kësaj dite me pasion.”
Ndonëse kanë kaluar 3 dekada, ende e mban mend puniminn e parë.
“Kjo është një nga ikonat e para që kam bërë në ’90, që i çonim në Greqi.”
Në ushtrimin e këtij zanati nuk është i vetëm. Ndihmës ka edhe të vëllanë.
“Unë merrem me pjesën e modelimit kurse vëllanë e kam me makineritë e prerjes, montimit. E kam si ndihmës.”
Sipas Viktorit vitet e fundit është rritur kërkesa për punime me dru. Ndikim ka patjetër edhe ecuria e mirë e turizmit. Ai thotë se shumë banorë të Gjirokastrës po i kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina dhe kjo do të thotë më shumë treg pune.
“Të gjitha shtëpitë karakteristike me çati,të gjithë po mundohen qoftë një dhomë apo dy ta kthejnë në bujtinë. I kanë kthyer sytë nga turizmi. E ardhmja e Gjirokastrës është turizmi.”
Turistët të cilët janë të shumtë kryesisht gjatë sezonit të verës kanë interes për të parë këto punime. Ata qëndrojnë disa orë ndërsa e praktikojnë drugdhëndjen.
“Vijnë të huaj këtu dhe u shpjegojmë detaje të shtëpive të Gjirokastrës dhe pastaj fillojnë e modelojnë e të gdhendin vetë një suvenir të vogël. Ikin me mbresa shumë të mira.”
Drugdhëndja nuk është një zanat i lehtë. Ndaj Viktori nuk i sheh të rinjtë të lidhur me këtë profesion.
“E shikoj shumë të vështirë që një i ri të ulet, është punë që do shumë durim e këmbëngulje, shumë kohë. Sot të rinjtë duan atë lekun e shpejtë.”
Viktor Nurçe bën thirrje që të rinjtë ti kthejnë sytë nga ky profesion ndërsa edhe institucionet ti edukojnë në mënyrë zanate të tilla mos të zhduken.
Klan News