Eduard Lir është një gravurist i famshëm anglez që në vitet 1848-1858 e vizitoi Shqipërinë në 6 udhëtime brenda 10 viteve. Falë tij sot kemi imazhe thuajse 200-vjeçare të trojeve shqiptare të asaj kohe. Auron Tare ka kontaktuar gazetarin e emisionit “Opinion” në Tv Klan për të shprehur një kërkesë të veçantë.
3 gravura të Lir me temë nga Shqipëria, “Berati, “Shkodra” dhe “Vunoi”, i përkisnin njërit prej koleksionistëve më të mëdhenj të Britanisë së Madhe që ndërroi jetë dhe tashmë i kanë rënë në dorë një galeristi të njohur në Edinburg.
Ky i fundit i ka kërkuar Tares që nëse shteti shqiptar është i interesuar, ai nuk do t’i nxjerë në ankand këto gravura, por do t’i japë me çmimin që familja ka në mënyrë që të jenë pjesë e Galerisë Kombëtare.
Auron Tare: Unë prej 30 e ca vjetësh, ndaj një pasion për Lirin bashkë me mikun tim që është nga galeristët më të mëdhenj britanikë, është 85-vjeçar, i cili edhe ai ka koleksionuar Lirin, më mori në telefon atë ditë që të mora ty dhe më tha “më kanë rënë në dorë këto tri piktura, shpresoj të gjesh një shtëpi të mirë në Shqipëri”. Ai do të donte shumë, edhe ai vetë kërkonte që të vinin në Shqipëri sepse është një personalitet shumë i madh botëror që koleksionon edhe ai Lirin i cili ka kërkuar t’i blejë.
Çmimi i tri pikturaveështë 55 mijë paund dhe thirrja e përbashkët e Fevziut dhe Tares është që shteti shqiptar të mos e humbasë mundësinë për të pasur këto vepra të rralla në koleksion.
Auron Tare: Të tria bashkë janë 55 mijë paund, por nëse dalin në ankand sigurisht e kanë vlerën më të madhe. Kemi një fat, prandaj unë të falënderoj shumë për këtë emision, do të ishte mirë që qeveria shqiptare, institucionet, ndoshta edhe biznesi të mblidheshin bashkë për t’i sjellë dhe për t’ia dhënë Galerisëë Kombëtare, do të ishte një kryevepër sepse punimet e Lir janë në disa nga muzeumet më të famshme të botës si Harvardi, Yale etj./tvklan.al