“Trick Safe”, truku magjik për të pirë pa hequr maskën



“Trick Safe”, truku magjik për të pirë pa hequr maskën

11:34 25/02/2021

Krijuesi Botiin: Është një valvul që mund të aplikohet në çdo lloj materiali

“Trick Safe” është një truk magjik për pirje të sigurtë edhe kur je i shoqëruar. Është pikërisht 23-vjeçari Matteo Bottin i cili përshkruan me detaje shpikjen e tij. Pajisja është një valvul  “salva movida ” që mund të aplikohet në çdo lloj maske për të pirë pa e ulur ose hequr atë.

Ideja lindi në Mars, kur kthimi në normalitet ishte ende larg. Matteo Bottin tregon se dëshironin  një produkt që do të lejonte njerëzit të shmangnin uljen e maskave në momentet e shoqërimit.

Për këtë arsye, eshte shprehur krijuesi 23 –vjeçar, kanë menduar për një valvul me tetë segmente dhe me një kapak që do ti lejoj njerëzit ta hapin atë për ti lejuar të konsumojnë pijen dhe më pas ta mbyllin, duke ruajtur kështu integritetin e maskës.

Sipas Matteo Bottin, Trick Safe është një valvul e regjistruar, por nuk është një pajisje mjekësore. Krijuesi me këtë valvul  nuk do të thotë se mund të mposhtet virusi, por sigurisht që mund të parandalojë përhapjen e tij.

Klan News







Të ngjashme