Ka shkuar në gjashtë numri i të arrestuarve për llogari të operacionit “Porosia” në Elbasan. Pas pesë personave që u arrestuan gjatë natës së enjte, policia ka kapur edhe Erges Lipon, 30- vjeç nga Pogradeci.

Ndalimi i tij u bë në këtë qytet, pasi dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, e municionit dhe lëndëve eksplozive, e kryer në bashkëpunim”.

Gjatë operacionit ku u arrestuan pesë të parët, policia sekuestroi 82 kallëpe tritoli, armë e municione të tjera.

/abcnews.al