Një sasi lënde plasëse, e dyshuar tritol, shpërtheu në orët e para të mëngjesit në Lezhë. Lënda plasëse është vendosur në pjesën e jashtme të një bar-picerie dhe nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.

Nga këqyrja e kamerave të biznesit, burime bëjnë me dije se ka qenë një person i maskuar që dyshohet të jetë autor i vetëm i vendosjes së lëndës plasëse. Policia thotë se po heton motivet e kësaj ngjarje dhe po punon për zbulimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohe pronari i biznesit është marrë në pyetje nga blutë e Lezhës, por ai ka pohuar se nuk ka konflikte dhe se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autor i kësaj ngjarje.

Tv Klan