Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në orët e vona të natës, në qytetin e Vlorës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një biznes në rrugën Transballkanike, duke tronditur banorët e zonës. Kanë qenë këta të fundit që kanë vënë në dijeni policinë për ngjarjen. Pas kësaj, blutë e Vlorës kanë nisur menjëherë hetimet.

Mësohet ka shpërthyer një sasi eksplozivi prej 150 gramë. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale në pjesën e jashtme të godinës. Biznesi është pronë e një shtetasi egjiptian, i cili ushtron prej kohesh aktivitetin në qytetin e Vlorës.

Ai nuk njihet si person me probleme apo konflikte. Sakaq janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi shpërthimi, ndërsa në polici janë shoqëruar disa persona dhe pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.

Tv Klan