Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale

Një sasie e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer mëngjesin e së hënës në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:25 në lagjen Skënder Libohova, ndërsa lënda plasëse ishte vendosur në qepenin e dyqanit në pronësi të Arjan Aliços.

Ky shtetas ndodhet aktualisht në burg pasi është dënuar me 9 vjet heqje lirie për veprën penale te plagosjes me dashje, në bashkëpunim me të birin Xhino Aliço të një shtetasi në vitin 2016.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale pasi edhe pjesëtarët e tjerë të familjes, nuk jetojnë aty prej vitesh.

Pronat e Aliços nuk është hera e parë që sulmohen, pasi edhe disa vite më parë në drejtim të banesës dhe të këtij dyqani është gjuajtur me armë kallashnikovi.

Tv Klan