Hera e dytë që i vendoset eksploziv

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ndodhi rreth 22:40 minuta në lagjen numër 4 dhe eksplozivi shpërtheu në një hotel. Në pronësi të Mariel Muratit, ish-drejtor i ALUIZNI-t në Sarandë.

Nga shpërthimi mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material. Sakaq, forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e saj dhe kapjen e autorit.

Kjo nuk është hera e parë që këtij hoteli i vendoset tritol, pasi më 9 Shkurt të vitit 2021 në të ka shpërthyer një tjetër sasi eksplozivi.

Tv Klan