Një sasi lënde plasëse i është vendosur një kamioni pak para mesnatës në Vlorë. Policia ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit të tritolit ka vetëm dëme të vogla materiale.

“Më datë 12.08.2022, rreth orës 23:30, në fshatin Tragjas, Orikum, në një mjet kamion, të parkuar, në pronësi të shtetasit A. C., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, njoftoi policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor. Mësohet se po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan.al