Shpërthimi në momentin e hapjes së mjetit me pult

Më shumë se 100 gr tritol iu vendos një makine në Kamëz. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në orën 10:00 të paradites. Automjeti rezulton në pronësi të Gjon Memës, banor në Kamëz.

Burime nga policia thanë se Mena po shkonte drejt makinës së tij, kur sapo hapi dyert me pult ka ndodhur edhe shpërthimi i lëndës eksplozive.

Ai është dëmtuar në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se po heton ngjarjen për ndonjë konflikt, kjo edhe për shkak të shkuarës së pronarit të automjetit.

Gjon Mena rezulton i dënuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje. Po kështu ai është dënuar edhe në Francë e Itali, për vjedhje me dhunë me armë.

Duket se autorët e kanë lidhur lëndën eksplozive me sistemin e makinës, por Gjon Mena i ka hapur dyert disa metra më larg, veprim që i ka shpëtuar jetën.

Shpërthimi në Kamëz ka tronditur banorët e zonës. Policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen.

Tv Klan