Një sasi lënde plasëse shpërtheu gjatë natës në një makinë të parkuar në oborrin e shtëpisë në Tiranë.
Në një njoftim të policisë thuhet se ngjarja ndodhi
“rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës, në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të L. Ç.”.
Tvklan.al mëson se automjeti që shpërtheu me tritol është në pronësi të një efektivi të policisë rrugore.
Nuk dihen ende shkaqet e vendosjes së kësaj lënde plasëse, ndërsa
s
hërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/tvklan.al