Rikthehen shpërthimet me tritol në Fushë Krujë. Persona të paidentifikuar i kanë vendosur mbrëmjen e së mërkurës një sasi tritoli një automjeti në pronësi të A.Çekut. Sipas policisë, shpërthimi ndodhi rreth orës 23:10, në fshatin Hasan.

Makina ndodhej e parkuar në oborrin e shtëpisë së Çekut. Nga shpërthimi, policia thotë se ka vetëm dëme materiale. Burime për ABC News thonë se Çeku nuk rezulton me precendentë dhe nuk raportohet të ketë konflikte.

Një grup hetimor është ngritur për rastin dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ ëve.

/tvklan.al