Makina e një biznesmeni u hodh në erë gjatë natës  në oborrrin e një banese  dy katëshe në Bulqizë . Automjeti  tip Wolkswagen Passat me targë  AA 627 AV, është në pronësi të  shtetasit Rexhep Losha.

 

Në foto Rexhep Losha

rexhep losha

Sipas ekspertëve mendohet se bëhet fjalë për rreth 600 gr  tritoli, që pas shpërthimit  shkaktoi dëme material në automjet dhe në banesë.

Rexhep Losha 57 vjeç, babai i tre fëmijëve është fuurnizues i minierave të kromit me mjete logjistike dhe bashkëpronar i një pike karburanti dhe një hoteli në Maqellarë.

Pista kryesore e hetimeve  është ajo e konfliktit për arsye biznesi, nisur nga deklaratat e 57- vjeçarit se kohët e fundit kishte mosmarrëveshje me disa persona.

Tv Klan