Policia e Tiranës nuk ka ende ndonjë autor të dyshuar për shpërthimin me tritol të mjetit në pronësi të mjekut Dervish Hasi.

“Mjeku është marrë në pyetje në polici dhe ka deklaruar se nuk ka ndonjë konflikt me ndonjë person. Nga ana tjetër blutë e kryeqytetit po hetojnë në lidhje me ndonjë konflikt për shkak të profesionit”.

Policia nuk përjashton mundësinë që autorët mund të kenë ngatërruar objektivin. Hasi ushtron profesionin e kardiokirurgut në një spital privat në Tiranë. Shpërthimi me tritol ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ndërsa mjeti siç shihet edhe në këto pamje ka qenë i parkuar mes këtij blloku pallatesh.

Sipas hetuesve sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël, duke sjellë dëme të lehtë makinës së mjekut. Hasi nuk është banor i zonës, por  pak metra larg vendit ku ndodhi shpërthimi gjendet një xhami që mjeku kryen rritet fetare dhe për këtë e vizitonte shpesh zonën.

Kanë qenë banorët që kanë dëgjuar shpërthimin dhe më pas kanë njoftuar policinë për ngjarjen.  Ekspertët kriminalistë pasi kanë mbërritur në vendngjarje, kanë sekuestruar kamerat e bizneseve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Tv Klan