Një eksploziv ka shpërthyer në një mobileri në Fushë-Krujë në mesnatë rreth orës 23:55. Sipas policisë, mobileria është në pronësi të qytetarit me iniciale Sh.K.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por dëme të vogla materiale. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. Policia, e cila shkoi në vendin ku ndodhi shpërthimi, mblodhi prova që do t’i shërbejnë hetimit.

Autoritetet do të sekuestrojnë edhe pamje të kamerave të sigurisë. Ndërkohë, pronari i mobilerisë do të merret në pyetje për të mësuar nëse ka konflikte me persona të tjerë.

/tvklan.al